×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Gjilan: Voziti me shpejtësi 175 km/h në zonën 60, policia e gjobit me 500 euro dhe ia merr lejën për gjashtë muaj

    Reporteri
    06 Shkurt 2025 | 12:33
    Foto ilustrim

    Policia në Gjilan ka gjobitur një person i cili në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 60 km/h ka vozitur me shpejtësi 175 km/h, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe i është marrë leja për gjashtë muaj.

    Gjithashtu, në komunikatë policia bënë të ditur se gjatë javës së fundit në Gjilan janë shqiptuar edhe 11 gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 11 kundërvajtëse.

    Komunikata:

    Policia e Kosovës vazhdon me masa parandalimi për aksidente dhe kundërvajtje në trafikun rrugor

    Gjilan, 06 shkurt 2025
                                                                                                                                                 
    Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj ndaj kundërvajtësit i cili përmes veturës me pajisje inteligjente është regjistruar duke vozitur me shpejtësinë 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h.

    Po ashtu gjatë javës së fundit janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë (11) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëmbëdhjetë (11) kundërvajtëse të cilët gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente janë hasur duke: tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

    Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!