×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilanasi godet policin me motoçikletë duke tentuar t’i ikë, lirohet në procedurë të rregullt

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 12:00

    Një polic i Kosovës në Gjilan ka mundur ta pësojë dje shumë keq gjersa po patrullonte në një pikë kontrolli.


    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke lëvizur me motor nuk është ndaluar në pikë kontrolli të policisë,

    Duke ikur, ai ka goditur zyrtarin policor i cili ka pësuar lëndime të lehta.

    Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti i shkon në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!