×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilanasi “kapadai”, kërcënon dhe ofendon policët që i ofruan ndihmë pasi u aksidentua

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 9:31

    Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, rreth 04:20, ka ndodhur një vetaksident në rrugën “Esat Berisha”, në Komunën e Gjilanit.


    Policia kur kishte arritur në vendin e ngjarjes kishte tentuar t’i ndihmonte të aksidentuarit, por ai nuk kishte pranuar ndihmën dhe kishte ofenduar e kërcënuar zyrtarët policorë.

    Pas kësaj sjellje siç thuhet në raportin 24-orës të PK-së, Policët e kishin arrestuar të dyshuarin.

    “Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!