Policia ka arrestuar një burrë, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij.
Sipas deklaratave të viktimave, i dyshuari është recidivist në raste të dhunës në familje, pasi përdor substanca narkotike dhe shpeshherë është i dehur gjatë ngjarjeve të dhunshme.
Rasti është referuar në prokurori, ku me vendim të organit të akuzës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.