Një familje nga Gjilani është tronditur nga shpërthimi i granatës në oborrin e shtëpisë së tyre.
Dikush e hodhi mjetin shpërthyes, teksa përveç dëmeve materiale, askush nuk u lëndua.
“Kom dalë e kom mendu që nxemja është aktivizu. PO kur jam dalë e kom kqyrë oxhakun, e më pas e kom pa veturën dhe siguresën e granatës”, ka thënë pronari i shtëpisë.
Ndërkohë, familjarët kanë dyshime se kush mund t’i ketë sulmuar, teksa në familjen e të përmendurve, nuk deshën të flasin.
Sipas kryefamiljarit, këto bomba kanë ardhur nga nja ish-bashkëluftëtar i tij, për të cilin thotë se e ka kërcënuar vazhdimisht.
Sidoqoftë, nga këto dy granata pati dëme të konsiderueshme, pasi u dëmtua shtëpia, vetura dhe gjëra të tjera përreth.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.