×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Gjini: Do të ndiheshim keq nëse do të merrnim letër nga Kurti

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 19:18

    Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka folur rreth ngërçit politik në Kosovë.

    Gjini tha se ish-opozita nuk e ka për obligim t’ia bëjë shumicën partisë në pushtet.

    “Ne besojmë se sjellja jonë ka qenë tepër korrekte, partitë në opozitë fundi-fundit nuk e kanë obligim fare me ia kriju shumicën pushtetit, nuk duhet me e pasë. Për me pasë shumicë duhet të kujdeset kush i fiton zgjedhjet. Për me i kriju ato shumica , shumë prej nesh sillemi normal me njëri-tjetrin edhe para zgjedhjeve, edhe gjatë zgjedhjeve. Por nuk mundesh me i refuzu krejt, me i fy krejt. Qysh po e do shumicën Albin Kurti? Prej kujt po do me e marrë atë shumicë?”, tha politikani.

    AAK është partia që nuk mori kërkesë për bashkëpunim nga ana e VV-së, as nuk pati bisedime, qysh patën LDK, PDK e Nisma.

    Lidhur me këtë, Gjini thotë se si AAK do të ndiheshin keq nëse do të merrnin letër nga VV.

    “Ne e kemi treguar me kohë që në asnjë variant nuk kemi me qenë në pushtet me Kurtin. Ne ishim ndje keq nëse do të na shkruanin letër, sepse ne i kemi treguar prej kohësh çfarë mendojmë, ne mendojmë që agjenda e zotit Kurti i ka ndihmuar konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë deri tash”, tha Gjini në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!