×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari i AAK-së

    Gjini: Kurti ia ka rritur vetes pagën për 600 euro

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 22:35
    Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës

    Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se qeveria e tij ka rritur ndjeshëm pagat për pozitat e larta shtetërore, ndërsa shërbyesit civilë kanë përfituar vetëm rritje simbolike.

    Ai në Klan Kosova, tha se Kurti dhe kabineti i tij kanë përfituar rritje të konsiderueshme të pagave, duke përfshirë këtu kryeministrin, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët.

    Gjini kujtoi se paga e kryeministrit është rritur me 600 euro, ndërsa shërbyesit civilë kanë marrë vetëm 6 deri në 12 euro shtesë.

    “Kur ka ardhur Kurti në qeveri, i ka rritur pagat edhe të kryeministrit, edhe të ministrave, edhe zëvendësministrave, edhe të këshilltarëve të vetë. Rrogat e këshilltarëve i ka bërë më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Zëvendësministrat i kanë pagat më të mëdha se të kryetarëve të komunave. Por, duhet të tregojë se ky shërbyesve civilë ua ka rritur pagat 12, ose 8, ose 6 euro, vetes ia ka rritur pagën 600 euro”, deklaroi Gjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!