×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini: Nuk kemi më asnjë vaksinë anti-Covid në Gjakovë, po i presim të vijnë

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 20:26

    Kreu i Gjakovës, Ardian Gjini, ndërsa ka folur për gjendjen me shëndetësi në këtë komunë ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vihet në funksion Qendra e re e Mjekësisë Familjare.


    “QKMF ka përfundu, orenditë kanë ardhur, po numërojmë ditët, është përmbyll gjithë procesi, do të jetë një aset për Gjakovën. Këtu do të kaloj Emergjenca dhe një pjesë e administrates”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa ka folur për gjendjen me COVID në këtë komunë, ka thënë se gjendja është si në gjithë vendin.

    “Njëjtë me pandeminë si pjesa tjetër, kemi raste të rritura, por shpresojmë që të kemi vaksinim më shpejtë, e kemi filluar me personelin shëndetësorë, janë ardhë afro 1300 vaksina, jane vaksinu personeli shëndetësorë dhe personat me moshën 80-vjeçare”, ka thënë Gjini në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se për momentin nuk kanë vaksina, por presin që të vijnë.

    “Për momentin nuk kemi vaksina që na kanë mbetur, por shpresojmë që së shpejti do të kemi, duke filluar nga më të moshuarit”, ka thënë Gjini.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!