×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini për vdekjen e dy fëmijëve: Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 13:16

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së dy fëmijëve nga fshati Ujzi, si pasojë e djegies së shtëpisë.


    Gjini ka shkruar në Facebook se kjo është një tragjedi e rëndë.

    “Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot! Një dhjetëvjeçar dhe një trembëdhjetëvjeçar nga Ujzi u shuan sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjeve të tyre, por edhe të gjithë shokëve e bashkëqytetarëve.

    U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve dhe të gjithë atyre që njohën dy të rinjtë të cilët humbën jetën në këtë aksident”, ka shkruar Gjini.

    Ndryshe, para pak minutave janë nxjerrë dy trupat e pajetë të fëmijëve që humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e tyre në fshati Ujz të Gjakovës.

     

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në mëngjes.

    “Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj për Reporterin.

    Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e zjarrit, është edhe prindi i njërit prej viktimave, ndërsa tre familjarë tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

    Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!