Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se Vetëvendosje e ka nisur mocionin për rrëzimin e qeverisë si kurth për PDK-në.
Ai thotë se VV-ja nuk e kishte qëllim parësor rrëzimin e qeverisë por vënien në situatë të keqe të PDK-së.
“VV e ka filluar mocionin për ta futë PDK-në në një kurth, në një situatë të keqe. Tani edhe mund të vijë koalicioni por nuk do kalojë. Nëse presin që ky koalicion do të bie për shkaqe të cilat mendojnë, gabojnë”.
“E dijnë që VV e PDK nuk i kanë numrat për rrëzim. Kam informata se kur ka nisë mocioni kanë nisë që të kërkohet nga PDK rrëzimi i qeverisë për shkaqe që ata i dijnë por më vonë ka evolu. Por në fillim ka nisur si kurth”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.