×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinovci: Vasfijen ish dashtë me bo presidente

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 8:24

    Aktivisti Rron Gjinovci ka propozuar Vasfije Krasniqin për presidente. Thotë se në këtë mënyrë e gjithë bota do e kuptonte realitetin e luftës në Kosovë.


    “Nëse ka shanse me u ndërruar numri një. E kam menduar një ditë dhe e kam pasur një ide pak me fantazuar për të mirë të Kosovës. Kam mëndu çka kish ndodh nëse kësaj liste i kish pri Vasfije Krasniqi edhe çka kish ndodh nëse ish dalë njeri më i votuar”, tha Gjinovci në Pressing.

    “E imagjinova ‘The Guardian” duke thënë se njeri më i votuar në zgjedhjet e Kosovës është një grua e përdhunuar gjatë luftës edhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Gjykatës Speciale dhe në botë fillon me u marrë vesh për dhunimet që janë bërë në Kosovë”, shtoi ai.

    “Nuk e kisha ndalë me kaq dhe si njërin më të votuar në Kosovë ish dashtë me bo presidente. Paramendoni lajmet e tjera të botës në një mbledhje të vendeve të Ballkanit Perëndimor kur aty është Vuçiqi përballet me krimin e vetë ose nuk përballet dhe të gjitha mediat raportojnë pse nuk është aty Vuçiqi”, theksoi Gjinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!