×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjithçka gati, arrijnë delegacioni i Shqipërisë në Kosovë

    Reporteri
    20 Qershor 2022 | 10:56

    Çdo përgatitje protokollare është kryer dhe kryeministri Albin Kurti me ministrat e tij janë tashmë në hotelin ku pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

    Ka arritur delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë, në Prishtinë.

    Ata i ka pritur delegacioni i Qeverisë së Kosovës.

    Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

    Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

    Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot

    Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!