Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron sot në Kosovë. Në një organizim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kreu i shtetit shqiptar ka ndarë medalje për të gjithë ushtarët e FSK-së të cilët i dolën në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Meta ndër të tjera ka thënë se populli shqiptar do t’i jetë gjithnjë mirënjohës të gjithëve që erdhën në Shqipëri, FSK-së, njësitë policore, njësitë e tjera nga institucionet si KEK-u, Zjarrfikësit e Komunës së Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, shkruan Reporteri.net.
Por ai ka pasur një falënderim të veçantë për qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.
Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaftë të veçantë, duke u përkulur dhe e puthur në ballë.
Kujtojmë se mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues që la të vdekur 51 persona, mbi 800 të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.