×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja

    Gjobat gjatë fushatës, KQZ merr vendim për ndalimin e mjeteve për partitë që i kanë borxh PZAP’it – VV mbi 212 mijë euro

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 15:12

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndalimin e mjeteve për partitë ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës.

    njoftim thuhet se mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm, shkruan Reporteri.net.

    Sipas të dhënave që ka publikuar KQZ, vlera e gjobave që ka VV është 212 mijë e 500 euro, dhe që deri tash nuk e ka paguar asnjë cent.

    PDK ka 144 mijë e 500 euro të papaguara. Vlera e gjobave të LDK’së është 136 mijë euro, prej të cilave i ka paguar 65 mijë euro. Borxhi i mbetur është 71 mijë e 600 euro.

    AAK-Nisma ka borxh 72 mijë e 300 euro.

    Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për lirimin e 3,716 kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndrnë fillim të mbledhjes, yshme zgjedhore që përfshijnë periudhën 2014 – 2021.

    “Sipas vendimit të KQZ-së, materiali zgjedhor që ndodhet në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendoset në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar. Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së KQZ-së me qëllim të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen gjatë këtij viti. Sipas të dhënave, kutitë e votimit i përkasin proceseve të ndryshme zgjedhore, lokale dhe parlamentare, të zhvilluara gjatë viteve 2014 (380 kuti), 2017 (614 kuti), 2019 (761 kuti) dhe 2021 (1,961 kuti)”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!