×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobiten 6 lokale në kryeqytet për tejkalim të orarit

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 14:59

    Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së enjtës kanë gjobitur 6 lokale për tejkalim të orarit.


    Tahiri thotë se këto inspektime u bënë në lokalet e lagjeve Kalabri dhe Breg i Diellit, pasi ankesat e banorëve janë të shpeshta.

    Njoftimi i plotë:

    Mbrëmë, bashkë me policët e Stacionit të Jugut, inspektuam lokalet në Kalabri dhe Breg të Diellit, me ç’rast shqiptuam gjashtë gjoba për tejkalim të orarit. Meqë ankesat e banorëve janë të shpeshta, do të shpeshtohen edhe aksionet tona, pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve.

    Kolegët i falënderoj për angazhimin maksimal në terren deri në orët e hershme të mëngjesit, duke iu kërkuar mirëkuptim për mbingarkesën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!