×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobiten nga inspektoriati 14 persona, u mblodhën në një lokal në Mitrovicë

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 9:39

    Një person është arrestuar nga Policia në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij ku qëndronin 14 persona.


    Këtyre të fundit u janë shqiptuar gjoba nga inspektorët komunal.

    Policia njofton se i dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!