×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjobitet kompania punëtorët e së cilës hodhën mbeturina, Rama: Është e ndaluar rreptësisht, po rrezikoni kalimtarët e veten

    Reporteri
    02 Korrik 2024 | 20:06

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u është drejtuar me një apel qytetarëve, punonjësve e ndërtuesve, që të tregohen të kujdesshëm gjatë punës në objekte ndërtimi.

    Rama ka publikuar disa fotografi, ku shihen disa punëtorë duke hedhur mbeturina nga dritarja në objektet që janë në ndërtim, duke thënë se kjo është e ndaluar rreptësisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lidhur me rastin për të cilin ka publikuar fotografitë, Rama ka bërë me dije se inspektorët kanë gjobitur kompaninë ndërtuese me 200 euro, derisa ka thënë se do të veprohet njëjtë me të gjithë ata që veprojnë në të njëjtën mënyrë.

    “Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë shkelje të tilla të cilat cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Sjelle të tilla do të ndëshkohen me gjoba dhe mbyllje të kantiereve të ndërtimit!”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!