Policia në Gjilan ka shqiptuar gjobë prej 200 eurove, 2 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre muaj, ndaj një shoferi që ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
Kjo u bë e ditur nga Policia përmes një komunikate për media, ku njëherit edhe kanë dërguar fotografinë e veturës, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Vozitësit i caktohet masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shkak të tejkalimit në vijë të plotë. Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në komunikatë.
Derisa në përfundim, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.