×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i kërkon apostolovës t’i reagoj Serbisë për situatën në Veri

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 19:56

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, është shprehur i shqetësuar nga heshtja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për cenimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.


    Përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar përgjegjësi shefes së BE në Kosovë, Natalyie Apostolova.

    “Ju zonjë nëse nuk jeni e zonja për të bërë punën tuaj – atëherë lirojeni detyrën! Heshtja e juaj është shprehje e pajtueshmërisë me veprimet armiqësore të Serbisë, prandaj prezenca juaj në Republikën e Kosovës është e dëmshme”, ka shkruar Gjoshi.

    Postimi i plotë e Betim Gjoshit:

    ZONJA APOSTOLOVA PËRSE PO HESHTNI?

    Zonjë nëse nuk jeni e zonja për të bërë punën tuaj – atëherë lirojeni detyrën!

    Sot, Serbia po cenon hapur sovranitetin e shtetit të Kosovës, por Apostolova nuk gjen fjalë për të reaguar. E çuditshme, kjo zonje din të reagoj edhe aty ku nuk i takon!

    A mos ndoshta jeni në karantinë zonja Apostolova? Por, edhe nëse jeni ju mund të shkruani disa fjalë që kundërshtojnë mësymjen e Serbisë kundër Kosovës në këtë kohë pandemie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!