×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK-së: Osmani që u mohoi qytetarëve pakon emergjente i merr 3000 euro pagë mujore

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 13:45

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër kryeparlamentaren Vjosa Osmani për mënyrën e menaxhimit të seancës së jashtëzakonshme ku u pamundësua miratimi i pakos emergjente financiare të propozuar nga PDK që kapë shumën 320 milionë euro dhe përfshinë të gjitha kategoritë shoqërore të prekura nga covid-19.


    Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra familjet kosovare dhe jeta e tyre në kohë pandemie, pasi ajo vet merr pagë mujore 3000 euro.

    Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

    Vjosa Osmani u mohoi qyetetarve pakon ekonomike >> Ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujoreVjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra bizneset kosovare se si të mbijetojnë në kohë pandemie.Spikerja e Kuvendit, me arbitraritet, u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin për Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja për përballimin e pandemisë.Ajo shfaqi hapur inatin politik me PDK-në vetëm e vetëm që këtë Pako që po e presin qytetarët dhe bizneset të mos e lejojë të aprovohet.Ajo po kalkulon politikisht në kohë pandemie.Asaj nuk i intereson as si mbijetojnë qytetarët e as bizneset. Paga neto e Vjosa Osmanit si Kryetare e Kuvendit është 2 800 euro dhe qindra të tjera i merr brenda një muaji nga Fakulteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!