×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi nga PDK: Kurti nuk po e lë Vitinë që të japë dorëheqje

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 21:32

    Betim Gjoshi nga PDK-ja, thotë se Kurti nuk e lë Vitinë që të japë dorëheqje.


    Anëtari i Kryesisë së PDK, Betim Gjoshi, ka ngritur pyetjen se kush është duke penguar ministrin në detyrë të shëndetësisë Arben Vitia, për të dhënë dorëheqje dhe për t’i hapur rrugë hetimeve të pavarura për rastin e vdekjes së Agon Musliu në karantinën e qendrës së studentëve.

    Përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook, Gjoshi vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ndaluar dhe nuk po e lejon ministrin Vitia të jap dorëheqjen duke u shmangur personalisht nga përballja me përgjegjësitë që ka.

    Postimi i plotë i Gjoshit:

    KUSH PO E PENGON ARBEN VITINË TË JAP DORËHEQJE?

    >> Arben Vitia po pengohet nga një njeri i vetëm për të dhënë dorëheqje. Ky njeri është Albin K. i cili vazhdon të heshtë dhe t’i shmanget përballjes me përgjegjësinë që ka.

    Miq të mi!

    Po bëhen një javë nga dita kur bëri vetëvrasje studenti i shkëlqyer, Agon Musliu, në karantinën e Qeverisë, por zyrtarët e saj vazhdojnë të heshtin dhe ta lënë në harresë këtë tragjedi.

    Një ditë pas kësaj tragjedie, Ministri i Shëndetësisë deklaroi se “unë kam menduar si Arben Vitia qysh mbrëmë kur e kam marrë rastin kam menduar për dorëheqje dhe në momentin që po flasë si Arben Vitia jam duke menduar një gjë të tillë”.

    Por, as një javë pas kësaj deklarate, ky ministër, i cili më shumë shqetësohej për ndërrimin e mindilave, vazhdon të fshihet dhe të mos jap përgjegjësi.

    Gjatë gjithë javës mediat kanë publikuar dokumente se si kjo Qeveri ka anashkaluar njoftimet paraprake se i riu nga Gjilani ka probleme shëndetësore dhe për këtë posedon vërtetim, por Vitia vazhdon të bëjë veshtë të shurdhër dhe sytë e verbër.

    Nuk ka dyshim se Arben Vitia po pengohet nga një njeri i vetëm për të dhënë dorëheqje. Ky njeri është Albin K. i cili vazhdon të heshtë dhe t’i shmanget përballjes me përgjegjësinë që ka. Ky është një aksion i përbashkët i fshehjes së ngjarjes.

    Kjo dorëheqje do të faktonte dy aspekte kryesore të kësaj tragjedie. Përgjegjësinë penale përballë kësaj tragjedie dhe përgjegjësinë para qytetarëve të Republikës së Kosovës për paaftësinë e një Qeverie për të menaxhuar situatën.

    #Doreheqeje #MeAgonin #Drejtësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!