Betim Gjoshi nga PDK, thotë se numri i sotëm i të infektuarve është dhuratë nga Albin Kurti dhe Arven Vitia.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Shifrat e ditës së sotme flasin për 129 të infektuar me Covid-19 dhe nuk kemi nevojë ta fshehim – këto janë dhuratë nga Albin K. dhe Arben Vitia.
Këto shifra janë rezultat i lojërave politike me masat kufizuese të Qeverisë së kaluar për të krijuar kushtet për protestat e Vetëvendosjes.
Kurse, komplet keqmenaxhimi i pandemisë është për shkak të dy partive politike LDK-së dhe VV-së, të cilat edhe pse ishin partnerë në qeverisje më shumë luftuan njëra tjetrën se koronavirusin.
#Amatera #Mashtrues
Shpërndaje në:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.