Betim Gjoshi, sekretar për anëtarësi dhe financa në Partinë Demokratikë të Kosovës ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai pas takimit me ish-drejtuesit e UÇK-së, tha se i ata gjeti me moral të larë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri.
“Sot, për të disatën herë gjatë këtyre katër viteve, isha në vizitë tek drejtuesit e UÇK-së, që po mbahen që 4 vite padrejtësisht. Kam pasur fatin e madh që të shërbej në Partinë Demokratike të Kosovës gjatë udhëheqjes së saj nga dy kryetarët, Thaçi dhe Veseli. E kam parë nga afër angazhimin e tyre për Kosovën. Gjithmonë më ka bërë përshtypje atdhedashuria e madhe e tyre që nuk mbaron kurrë, edhe kur janë këtu dhe nuk janë të lirë. Sa herë që vij këtu, i gjej me moralin e lartë dhe besimin e plotë në të drejtën e popullit të Kosovës për liri.Forca e tyre është frymëzim për angazhimin tonë politik për Kosovën.”, ka thënë Gjoshi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.