×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi: Zgjedhja e organeve të reja udhëheqëse të PDK-së do të sjell rezultate pozitive

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 23:52

    Anëtari i kryesisë së PDK’së, Betim Gjoshi , në emisionin “DPT te Fidani” në T7 ka folur rreth zhvillimeve të fundit në parti.


    Thotë se zgjedhja e organeve të reja udhëheqëse të kësaj partie do të sjell rezultate pozitive.

    “Ekipi qe tashmë po e drejton partinë me Krasniqin e të tjerët në krye ka me çu PDK’në drejt fitoreve”, tha Gjoshi.

    Kryesia e re sipas tij, ka përbërjen e duhur.

    “Mendoj se është një përbërje e mirë. Na mbetet vetëm me dëshmu me rezultate këtë besim që na e ka dhënë Konventa”, shtoi ai.

    Ai ka komentuar edhe ndryshimet në Kryesinë e partisë.

    “Presim se kësaj përbërje kanë me ju shtu edhe njerëz të tjerë”, theksoi ai. “Njerëzit e shohin si hapësirë për me dhënë kontributin”, theksoi ai.

    “Është mirë që Memli Krasniqi është deklaru gjeneroz dhe ka komuniku me shumë njerëz”, tha Gjoshi.

    “Do të ketë kabinetin e tij kryetari i partisë”, tha Gjoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!