×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet vushtrriasi

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 9:05

    Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri në fshatin Druar të Vushtrrisë.


    Sipas njoftimit, rreth orës 01:40 të datës 3 gusht është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi.

    Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta, ku njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes ku ishte duke u mbajtur një aheng familjar, ka arritur të sekuestrojë një armë gazi, 23 fishekë dhe 9 gëzhoja, transmeton lajmi.net.

    Për rastin është intervistuar një i dyshuar 46-vjeçar, shtetas i Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

    Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Lajmi.net/

    Njoftimi i plotë:

    Sot me datës 03 gusht 202, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.

    Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë Gazi, 23 fishek dhe 9 gëzhoja.

    Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!