×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja e mbeturinave në lumin Sitnica, flet kryetari i Vushtrrisë

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 10:12

    Mbrojtja e lumenjve thuajse asnjëherë nuk ka qenë prioritet për Qeverinë e Kosovës.


    Shumë lumenj ose pjesë të tyre nuk janë të përdorshëm nga derdhja e ujërave të zeza ose nga derdhjet që bëjnë fabrikat e ndryshme.

    Së fundmi është publikuar dhe një video në rrjetet sociale ku dyshohet se kompania “Vipa Qips”, ka hedhur mbeturinat në lumin Sitnica në Vushtrri, ndërsa aty shkruhet se kjo kompani i hedh mbeturinat në këtë lum çdo 2 apo 3 ditë, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ka kontaktuar me kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, por krejt çfarë ka deklaruar është se e kanë dërguar në organet e drejtësisë.

    “Rastin e kemi refeurar në polici bashkë me inspektoratin në mënyrë që të identifikohet kompania ose personi dhe më pas do të shqiptohen gjobat konfrom ligjit”, ka thënë Tahiri për Reporteri.net.

    Reporteri.net ka dërguar edhe pyetjet tek kompania “Vipa Qips”, për t’i pyetur se nëse ata kanë gjuajtur mbeturinat në lum apo jo, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

    Kujtojmë se komuna të caktuara kanë paralajmëruar vendosjen e kamerave për të identifikuar personat që hedhin mbeturina në lumenj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!