Disa persona kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës, sot në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës, në Zubin Potok.
Rastin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë së Mitrovicës, Veton Elshani.
I arrestuar është Besim Zeqiri apo i njohur ndryshe si “Kaça”.
Sipas Elshanit, Policia ka hasur në tri vetura dhe një furgon që dyshoheshin se përdoreshin për kontrabandim të mallrave dhe se gjatë tentimit për ndalim kanë filluar të shtënat.
Ai ka bërë me dije se kanë arrestuar pesë persona, katër serbë dhe një shqiptar, dhe se një person tjetër është në kërkim.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e Komunës së Zubin Potokut, Policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur. Pesë persona janë arrestuar, katër serbë dhe një shqiptar, dhe një është në kërkim, ndërsa janë konfiskuar një furgon dhe tri vetura. Brenda furgonit janë gjetur cigare të kontrabanduara. Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit”, ka thënë Elshani.
Qëlluan me armë zjarri drejt Policisë, arrestohen 4 serbë dhe një shqiptar në Zubin Potok
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.