×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë në Vranjevc la dy të plagosur, policia jep detaje të reja

    Reporteri
    21 Nëntor 2024 | 17:09
    Foto ilustruese

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

    Lidhur me rastin, Policia e Kosovës për Gazeta Online Reporteri.net ka thënë se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për në QKUK.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se po punohet për sqarimin e rrethanave, si dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në rast.

    “Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Burime të Gazetës Online Reporteri bëjnë të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë.

    Po ashtu burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se personat e përfshirë në rast kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!