×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, vdes në QKUK njëri prej të plagosurve

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 23:48

    Ka vdekur në QKUK njëri nga personat që u plagos nga të shtënat me armë zjarri te “4 Llullat”.

    I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.

    Të shtënat me armë dhe plagosjen e dy personave e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.

    Dy të plagosur nga të shtënat te “4 Llullat”, identifikohet i dyshuari – Policia jep detaje

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!