Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, ka supsenduar nga puna për 72 orë tre zyrtarë policorë,
Kjo masë disiplinore ndaj tyre pasi ishin të pranishëm kur dikush gjuajti me vezë në vendin ku ndodhej Kurti në Skënderaj.
“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se hetimet “hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”.
Vizita e Kurtit në Skënderaj, i cili ishte bashkë me Ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavcin, ishte për përurimin e një çerdheje.
Për gjuajtjen me vezë në vendin ku ishte Kurti, gjatë ditës foli edhekryetari i degës se VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani, i cili fajësoi Sami Lushtakun.
/Reporteri.net/
Kurti pritet me gjuajtje të vezëve gjatë vizitës në Skënderaj, fajësohet Sami Lushtaku