×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në Hajvali, policia jep detaje

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 21:36

    Në lagjen Hajvali të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    “Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”, ka thënë Policia për Reporterin.

    Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

    Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.​ /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!