×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Gjuajtje me armë në Pejë, Policia jep detaje

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 17:02

     Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Pejë, në rrugën “Bill Clinton”.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi ka thënë se një polic derisa ka qenë duke lëvizur në këtë pjesë të qytetit dhe ka hasur në disa gëzhoja ku ka pasur edhe njolla gjaku. Ai ka thënë se po kryhen hetimet e nevojshme për t’i zbuluar rrethanat si ka ndodhur rasti.

    “Rreth orës 14:52 një zyrtar policor gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të spitalit të të verbërve në Pejë ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Të gjitha njësitë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!