×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Gjuajtje me armë në Prishtinë, flasin nga policia

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 21:32

    Të shtëna me armë ka pasur sonte në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se nuk ka persona të lënduar.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

    Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!