×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë në Shupkovc, u qëllua një veturë

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 23:33

    Një gjuajtje me armë zjarri  ka ndodhur në një rrugë në Shupkovc të Mitrovicës.


    Reporteri.net ka mësuar se një veturë është qëlluar disa herë.

    Gazeta ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti por ai nuk është lajmëruar në telefon.

    Të lënduar nuk ka, mirëpo mësohet se një person ishte në veturë në momentin kur u qëllua.


    Gazeta merr vesh se Policia po heton disa pista të hetimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!