Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në Taukbahqe në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Reporteri.net por ka thënë se nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mretëresha Teutë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.
Ajo ka shtuar se aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.