×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në Taukbahqe në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 17:02

    Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur sot pasdite në Taukbahqe në Prishtinë.


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Reporteri.net por ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

    “Rreth orës 14:45 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën ” Mretëresha Teutë” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nga veprtimet e para policore janë identifikuar dy persona si të dyshuar të mundshëm të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

    Ajo ka shtuar se aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /Reporteri.net/.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!