×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë nga veturat në lëvizje në Prishtinë

    Reporteri
    13 Tetor 2020 | 22:36

    Disa persona janë gjuajtur sonte me armë zjarri në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Gjuajtja ka ndodhur nga veturat në lëvizje, shkruan Reporteri.net.


    Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Sonte në ora 21:20 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast, gjuajtje me armë, nga persona që ishin në dy vetura në lëvizje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!