×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet nga policia

    Gjuajtje me armë zjarri mes dy grupeve në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 8:59

    Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes.

    Rasti ka ndodhur më 7 mars, rreth orës 03:30.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se rreth orës 03:30 të datës së lartcekur deri sa ka qenë me vëllain e tij duke hyrë në shtëpi, një person i dyshuar mashkull kosovar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim te tyre dhe ishte larguar me veturë prej vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe nga kamerat e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur shkëmbim të gjuajtjeve me armë zjarri nga te dy palët”, bëhet e ditur në njoftim.

    Tutje, theksohet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një predhë.

    “Deri me tani nuk dihet për motivin e ngjarjes dhe dy të dyshuar gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!