×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në Klinë, plagohet një person

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 22:02

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak minuta më raportoi për një gjuajtje me armë zjarri në Qendër të Klinës, gjatë natës së sotme.


    Lajmin tani e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Nga policia kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë, sonte rreth orës 21:00.

    Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm.

    Po ashtu, policia bëri të ditur se për këtë incident, është arrestuar i dyshuari i cili për momentin gjendet në stacionin policor të Klinës.

    Policia vazhdon hetimet për rastin e sotëm.

    Pamje nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!