Një i dehur ka gjuajtur me armë zjarri dje në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 26.06.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë.
Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.
Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.