Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në Pejë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po grumbullohen informacionet.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:20.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të tjera rreth rastit.
“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Pejë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione,” ka thënë për gazetën online Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
/Reporteri.net/