Mesditën e sotme është plagosur një person si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Borovci.
Borovci ka thënë se hetuesit policorë janë duke kryer hetime për ta identifikuar të dyshuarin.
“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.