×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – policia jep detaje

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 20:23

    Sonte rreth orës 19:50, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në lagjen “Arbëri” në Prishtinë.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxh.

    “Rreth orës 19:50 është raportuar se në parkun e ri të lagjes ‘Arbëria’ në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë”, ka deklaruar Hoxha për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se deri më tani nuk ka informata për persona të lënduar.

    “Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Detajet tjera do të mësohen pas raportimeve shtesë”, ka deklaruar Hoxha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!