×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtje me armë zjarri në Skënderaj, arrestohet një 31-vjeçar

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 14:44

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Skënderaj, ku persona të panjohur kanë sulmuar një veturë derisa ishte në lëvizje.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Fexhrije Pllana e cila ka bërë të ditur se nga ky rast një person është arrestuar.

    “Sot me datë 04.07.2022 rreth ores 01:30 është raportuar se sa ka qenë një automjet në lëvizje është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur. Pas një pune policore është arritur të identifikohet dhe të arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si provë materiale është konfiskuar një armë, një karikator i zbrazur dhe 8 gëzhoja”, tha Pllana për Reporteri.net.

    Me urdhër të prokurorit të dyshuarit në fjalë ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, dhe ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!