×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuhëtari i njohur kërkon që deputetët t’i nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 17:39

    Akademia e Shkencave ka kërkuar që të krijohet një fjalor i plotë për gjuhën shqipe dhe një ligj që ta mbrojë atë.


    Gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj është i mendimit se duhet t’u japim votën politikanëve duke i vlerësuar edhe nga ana e të shkruarit e të folurit të shqipes.

    “Madje para se të marrin mandatin ata duhet ti nënshtrohen provimit të gjuhës shqipe dhe ata duhet të marrin notë mbi 8-të që të kalojnë. Por kjo nuk vlen vetëm për politikanët por për të gjithë administratën publike”, ka thënë Shkurtaj.

    Ai ka thënë se duke i parë fjalimet e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë, vërehet mungesë e theksuar e njohurive elementare lidhur me gjuhën shqipe.

    Që në kohën kur u themelua shteti shqiptar, në Fletoren Zyrtare u botua vendimi që të gjithë nëpunësit të jepnin provim gjuhën shqipe, një praktikë e cila më nuk zbatohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!