Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë duhet të ketë fuqi ekzekutive.
Ai ka theksuar se Prishtina duhet t’i ndryshojë rregulloret e saj që ta mundësojë themelimin e këtij asociacioni, shkuan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Gjuriq është pyetur për qëndrimin e fundit të Miroslav Lajçak, të Dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, i cili foli për ndryshimin e kushtetutave të të dyja vendeve.
Ambasadori serb në Amerika ka thënë se ky qëndrim është bërë mbi bazën e implementimit të marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar në maj të 2013-ës.
Kujtojmë se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Beograd ka thënë se për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të jetë e nevojshme që të ndryshohej edhe Kushtetuta.
“Askush nuk ka thënë se kjo është e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibël. Nëse merremi vesh për gjëra serioze, atëherë natyrisht se kjo duhet të reflektohet edhe në Kushtetutë”, tha Lajçak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.