×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq e shpall fitoren e Listës Serbe pa i publikuar rezultatet KQZ-ja

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 21:46

    Kreu i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka “shpallur” fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës ende pa u publikuar rezultatet preliminare.


    “Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ky është dështim dhe mos sukses i atyre që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe dështim i përpjekjeve të Prishtinës, që përmes kandidimit të shqiptarëve, të marrë kontrollin mbi veriun”, tha Gjuriq në një konferencë shtypi në Beograd.

    Ndryshe, KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovë, të cilat u mbajtën sot, pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave kohë më parë në shenjë pakënaqësie për shkak të vendosjes së masës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

    Lista Serbe fiton me rreth 95 % të katër komunat veriore, por ky deputet thotë se kryetarët do të dorëhiqen sërish

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!