Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, ia ka bërë të ditur të hënën ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb se shteti i tij do të insistojë në krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjatë dialogut Kosovë-Serbi.
Ai njëkohësisht është shprehur optimist se normalizimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të Marrëveshjes së Ëashingtonit, “do ta krijojë hapësirën për bashkëpunim dhe pajtim, duke i kontribuar mirëqenies së tërë rajonit”.
“Beogradi nuk do të heqë dorë nga insistimi për krijimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, gjë që paraqet obligim të cilin Prishtina nuk e ka përmbushur për shtatë vjet e gjysmë”, shkruhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.