×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq që e provoi në lëkurën e tij: Serbët po rrahen dhe lidhen si kafshë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 12:07

    Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në kuadër të aksionit kundër korrupsionit, është bërë me qëllim të frikësimit të serbëve. 


    Gjuriq ka shtuar se ndërkohë që autoritetet e Kosovës po bëjnë thirrje për dialog, “serbët dhe boshnjakët po i rrahin, po i lidhin dhe po i arrestojnë si kafshë”, transmeton Reporteri.net.

    “Serbët dhe boshnjakët po i rrahin, po i lidhin dhe po i arrestojnë si kafshë, derisa Prishtina në kuadër të luftës kundër korrupsionit, shqiptarëve të dyshuar po u bën thirrje të që paraqiten për marrje në pyetje në polici”, ka shkruar Gjuriq në llogarinë e tij në Twitter.

    Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion të gjerë në nivel vendi, të përqendruar në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dhjetëra serbë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë.

    Policia e Kosovës edhe pse është përballur me rezistencë nga ana e serbëve në Zubin Potok, në aksionin e tyre për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar, ka arritur që të kryejë aksionin me sukses. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!