Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka akuzuar Prishtinën zyrtare se nuk e kanë lejuar të vizitojë sot Leshakun në veri të Kosovës, ku ‘serbëve duhej t’u dorëzoheshin ndihma’.
Gjuriq tha në një konferencë për shtyp se vizita u paralajmërua në pajtim me marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve dhe se ky ndalim, sipas tij, nuk ishte rastësi, por ‘rezultat i nervozizmit të Prishtinës’.
Ai paralajmëroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet të premten në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe udhëheqësit serbë të institucioneve në Kosovë, me të cilët do të bisedojë për hapat e mëtejmë.
“Të gjithë hapat e mëvonshme do të merren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë,” tha Gjuriq.
Ai uroi Listën Serbe për fitore në katër komunat në veri, duke thënë se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku të mbeten serbe dhe në lidhje institucionale dhe organike me Serbinë. /kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.